Gjej Mjeshtrin
Po bashkojmë mjeshtrit…
Publikimet e Fundit Kategoritë Mjeshtërit Rreth Nesh Kontakt
Hyr Regjistrohu

E përditësuar më 5 korrik 2026

Politika e Privatësisë

Kjo faqe shpjegon se cilat të dhëna mbledh Gjej Mjeshtrin, si i përdorim dhe cilat janë të drejtat tuaja. Duke përdorur platformën, ju pajtoheni me këtë politikë.

1. Të dhënat që mbledhim

  • Të dhënat e llogarisë — emri, email-i dhe/ose numri i telefonit, fotoja e profilit dhe qyteti, që i jepni kur regjistroheni.
  • Përmbajtja që publikoni — kërkesat për shërbime, ofertat, vlerësimet, fotot e punëve dhe mesazhet në bisedat brenda platformës.
  • Të dhënat e verifikimit — nëse si mjeshtër aplikoni për verifikim, dokumentet që ngarkoni për këtë qëllim.
  • Të dhëna teknike — adresa IP, lloji i shfletuesit dhe regjistra të përdorimit, që na duhen për sigurinë dhe mirëmbajtjen e shërbimit.

2. Si i përdorim të dhënat

  • Për të lidhur klientët me mjeshtrit: kërkesat tuaja u shfaqen mjeshtrve përkatës dhe profili i mjeshtrit u shfaqet klientëve.
  • Për njoftime rreth aktivitetit tuaj (oferta të reja, mesazhe, ndryshime statusi).
  • Për të parandaluar abuzimin, mashtrimin dhe përdorimin e paautorizuar.
  • Për të përmirësuar platformën përmes statistikave të agreguara.

3. Çfarë shohin përdoruesit e tjerë

Profili juaj publik shfaq emrin, foton, qytetin, kategoritë, vlerësimet dhe punët e përfunduara. Numri i telefonit dhe email-i nuk shfaqen publikisht — ato ndahen vetëm kur ju vetë i shkëmbeni në bisedë me palën tjetër.

4. Ndarja me palë të treta

Nuk i shesim të dhënat tuaja. I ndajmë vetëm me ofrues shërbimesh që na mundësojnë funksionimin e platformës (p.sh. hostimi në cloud, ruajtja e fotove, dërgimi i email-eve/SMS-ve) dhe vetëm aq sa është e nevojshme, ose kur e kërkon ligji.

5. Cookies

Përdorim cookies të domosdoshme për funksionimin e llogarisë (kyçja, siguria e formave). Nëse aktivizohet analitika, ajo shënohet veçmas në këtë faqe.

6. Ruajtja dhe siguria

Të dhënat ruhen në serverë të sigurt dhe transmetohen të enkriptuara (HTTPS). I mbajmë vetëm sa keni llogari aktive ose sa e kërkon ligji; me fshirjen e llogarisë, të dhënat personale fshihen ose anonimizohen brenda një afati të arsyeshëm.

7. Të drejtat tuaja

  • Të kërkoni qasje në të dhënat që mbajmë për ju.
  • Të korrigjoni të dhëna të pasakta nga profili juaj.
  • Të kërkoni fshirjen e llogarisë dhe të dhënave tuaja.
  • Të kundërshtoni përpunime të caktuara duke na kontaktuar.

8. Kontakti

Për çdo pyetje rreth privatësisë na shkruani në support@gjejmjeshtrin.al ose përmes faqes së kontaktit.

gm Gjej Mjeshtrin.

Platforma që lidh klientët me mjeshtër të besueshëm në mbarë Kosovën.

Platforma

Publikimet e fundit Kategoritë Mjeshtërit Si funksionon

Kompania

Rreth nesh Kontakt Karriera Blog

Mbështetje

Qendra e ndihmës Kushtet Privatësia Siguria
© 2026 Gjej Mjeshtrin. Të gjitha të drejtat e rezervuara. made in Prishtinë ◆